Facebook teston helikopterin-dron për qasje në internet

Teknologji

Facebook teston helikopterin-dron për qasje në internet

Më: 21 prill 2017 Në ora: 17:06
Testimi i helikopterit-dron për qasje në internet

Kompania Facebook është duke kërkuar metoda për mbajtjen e lidhjeve të internetit në raste emergjente.

Në të kaluarën, kompania ka tentuar që një gjë të tillë ta bëjë përmes dronëve, por së fundit ka ardhur deri tek ideja që të testojë helikopterin-dron.

Image
Ai do të jetë në gjendje të arrijë të njëjtën gjë, por dallimi do të jetë se kjo pajisje duhet të qëndrojë në ajër me muaj të tërë.

Kompania parashikon që pajisjen ta përdorë në rastet kur nevojitet reagim urgjent, siç janë katastrofat natyrore, tek infrastruktura e dëmtuar.

Natyrisht, këtu bëhet fjalë për një helikopter të vogël dron, por i cili aktualisht ndodhet në fazë të hershme të zhvillimit, që do të thotë se nuk duhet të presim që ta shohim brenda një kohe të shpejtë në aksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat