Windows 10 Mail dhe Calendar veçori të reja për përdoruesit e Gmail

Teknologji

Windows 10 Mail dhe Calendar veçori të reja për përdoruesit e Gmail

Më: 24 prill 2017 Në ora: 13:55
Ilustrim

Në javët në vijim aplikacionet do të jenë të disponueshme për anëtarët e Windows Insider dhe më pas për të gjithë përdoruesit e Windows 10-ës.

Microsoft ditën e sotme lajmëroi disa veçori të reja të cilat po vinë në aplikacionet Mail dhe Calendar në Windows 10 për përdoruesit e Gmail.

Në javët në vijim aplikacionet do të jenë të disponueshme për anëtarët e Windows Insider dhe më pas për të gjithë përdoruesit e Windows 10-ës.

Mbështetja për Gmail në Windows 10 Mail dhe Calendar nuk është diçka e re. Risija janë funksionalitetet të cilat kanë qenë të disponueshme vetëm në Outlook.com dhe Office 365.

Së pari përdoruesit e Gmail do të përfitojnë nga Focused Inbox, një funksionalitet i cili u jep prioritet disa e-mail-eve që Microsoft i konsideron të rëndësishme.

Së dyti përdoruesit mund të gjurmojnë dërgesat dhe udhëtimet e tyre, ngjarjet, evenimentet sportive s humë të tjera.

Së fundi gjatë muajit Shkurt Microsoft premtoi raporte përmbledhëse për planifikimin e udhëtimeve dhe dërgesave në Windows 10 Mail dhe Calendar.

Të gjitha këto do të jenë të disponueshme për përdoruesit e Gmail vetëm nëse ata aprovojnë sinkronizimin e një kopjeje të e-mail-it, kalendarit dhe kontakteve në Microsoft Cloud.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat