LinkedIn bëhet me 500 milionë përdorues

Teknologji

LinkedIn bëhet me 500 milionë përdorues

Më: 25 prill 2017 Në ora: 13:14
LinkedIn

LinkedIn, rrjet shoqëror në pronësi të Microsoft, të martën njoftoi se tash posedon mbi 500 milionë përdorues në 200 shtete në gjithë botën, transmeton KosovaPress.

Rrjeti shoqëror LinkedIn vazhdon të rritet çdo vit dhe fakti që ka arritur deri te një kthesë e tillë tregon se rrjeti ka forcuar pozicionin e tij.

LinkedIn prej 500 milionë anëtarëve prezanton më shumë se dhjetë milionë punë aktive me qasje në 9 milionë kompani, dhe më shumë se 100.000 artikuj të cilët publikohen çdo javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat