Qualcomm mund të bllokojë porositë për iPhone në SHBA dhe Azi

Teknologji

Qualcomm mund të bllokojë porositë për iPhone në SHBA dhe Azi

Më: 4 maj 2017 Në ora: 16:25
Qualcomm

Qualcomm dhe Apple janë “në luftë” që një kohë për shkak të problemit me licencim.

Bloomberg raporton se Qualcomm planifikon që të ndryshojë dukshëm situatën në favor të tij me hapin e ardhshëm.

Sipas burimeve të tyre, Qualcomm nga trupi US International Trade Commission do të kërkojë të bllokojë Apple-n dhe të mos lejojë hyrjen e pajisjeve iPhone në Azi dhe Amerikë. E gjithë kjo zhvillohet disa javë pasi që Apple planifikon të publikojë modelin e tij të ri iPhone. Dy gjigantët e teknologjisë “po luftojnë” rreth patentës së Qualcomm.

Apple ka për detyrë që të paguajë kompensim për teknologjinë Qualcomm, ndërsa vetë Apple të mbajë patentën dhe t’i paguajë kompanitë tjera për përdorimin e tyre. Situata është përkeqësuar pasi që Apple ndaloi së paguari kompensimin ndaj Qualcomm për licencën mbi patenta.

Analistët nuk besojnë se mund të vijë deri te ndalimi i importit të telefonave iPhone, por sugjerojnë se për të dyja kompanitë do të ishte më së miri që të arrijnë deri te marrëveshja, pasi dy gjigantët kanë mjaft përvojë dhe e dinë se si duken humbjet dhe fitoret në situata të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat