Apple ndan një miliard dollarë për mbështetjen e punësimit në SHBA

Teknologji

Apple ndan një miliard dollarë për mbështetjen e punësimit në SHBA

Më: 6 maj 2017 Në ora: 13:42
Tim Cook

Kompania Apple besohet se brenda një kohe të shkurtër nuk do të prodhojë modelet e veta iPhone dhe iPad në SHBA, por drejtori i saj Tim Cook ka bërë të ditur se do të ndihmojnë kompanitë tjera që të mbajnë vendet e tyre të punës në kuadër të vendit.

Apple do të ndajë një miliard dollarë në fondin, i cili promovon vendet e prodhimit në SHBA, paralajmëroi Cook.

“Nëse nuk mund të krijojmë shumë vende pune në prodhim , këto punë do të krijojnë më tepër punë rreth tyre, pasi fitojmë shërbimin e industrisë e cila po ndërtohet rreth tyre”, tha drejtori i Apple.

Cook theksoi se Apple është e interesuar të ndihmojë zhvilluesit dhe të mësojë shumë njerëz në kodim. Apple do të publikojë detaje për këtë angazhim gjatë verës.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump gjatë kampanjës bëri me dije se do të detyrojë kompanitë që të kthejnë bizneset në vend, por deri më tash nuk ka pasur sukses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat