Snapchat shton 8 milion përdorues të rinj, Instagram 50 milion

Teknologji

Snapchat shton 8 milion përdorues të rinj, Instagram 50 milion

Më: 13 maj 2017 Në ora: 23:15
Statistika

Vlera e aksioneve të Snapchat ra me 20% ditën e Enjte pas kompania publikoi një raport të parë financiar zhgënjyes që kur doli në bursë gjatë muajit Mars.

Kompania humbi pritshmëritë e analistëve jo vetëm në të ardhura por edhe në rritjen e numrit të përdoruesve duke hedhur dyshime mbi një sukses të mundshëm në të ardhmen.

Snapchat fitoi 8 milion përdorues të rinj në tre mujorin e parë të 2017-ës duke e dërguar audiencën ditore në 166 milion.

Rritja e Snapchat duket edhe më pak shpresëdhënëse nëse shohim statistikat e Instagram i cili u rrit me 50 milion në tre muaj. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat