Microsoft: Sulmi kibernetik duhet të trajtohet si ‘thirrje zgjimi’

Teknologji

Microsoft: Sulmi kibernetik duhet të trajtohet si ‘thirrje zgjimi’

Më: 15 maj 2017 Në ora: 07:48
Sulmet kibernetike

Një sulm kibernetik që ka goditur 150 vende që nga e premtja duhet të trajtohet nga qeveritë anembanë botës si një "thirrje zgjimi", thotë Microsoft.

Gjiganti informativ tha se dobësitë e programeve të grumbulluara nga qeveritë kishin shkaktuar "dëm të përhapur".

Ka pasur paralajmërime për sulme të tjera "ransomware" të hënën.

Shumë ekspertë nga shumë kompani kanë  punuar gjatë fundjavës për të parandaluar infeksione të reja, shkruan BBC.

Virusi mori kontrollin e dosjeve të përdoruesve dhe kërkonte pagesa prej $ 300 (£ 230) për të rivendosur aksesin.

Përhapja e virusit u ngadalësua gjatë fundjavës, por afati mund të jetë i shkurtër, thanë ekspertët. Deri më tani janë prekur më shumë se 200,000 kompjuterë.

Por të hënën, Koreja e Jugut tha se ishin gjetur vetëm nëntë raste të ‘ransomware’, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat