Malware është ende zemra e kriminalitetit të kibernetikës

Teknologji

Malware është ende zemra e kriminalitetit të kibernetikës

Më: 16 maj 2017 Në ora: 18:41
Malware

Zemra e kriminalitetit të kibernetikës është edhe më tej malware dhe një gjë e tillë nuk do të ndryshojë edhe për një kohë të gjatë, pasi përmes tij thjesht dhe në mënyrë produktive arrihet deri te caku i dëshiruar – realizimi i dobive materiale, ose dobi të tjera.

Në fakt, është vështirë të numërohet se çfarë  tjetër përveç malware përdoret në kriminalitetin e kibernetikës kur ka me mijëra lloje të tij.

Kompanitë për siguri në internet në mënyrë konstante luftojnë malware, duke mbushur arkivat e tyre me qindra-mijëra, apo edhe miliona të dhëna, në mënyrë që të fitojnë betejën. Por, sado që përpiqen të arrijnë sukses, del gjithmonë një malware i ri, i cili mund të jetë më i rrezikshëm se sa të tjerët.

Janë të mjaftueshme vetëm 60KB të tekstit të zakonshëm të dosjes për të qenë cak i sulmeve me malware.

Malware vepron në atë mënyrë që shfrytëzon për qëllimet e veta naivitetin dhe besimin e lehtë të njerëzve. Nëse ju vijnë e-mail në të cilën ju ofrohen para të shumta në emër të ndonjë loje, instinkti i parë do të ishte që një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe nuk duhet hapur email të tillë, ueb faqe, apo reklama të ngjashme, transmeton KosovaPress.

Koncentrohuni vetëm në ato informacione që i keni të njohura dhe për të cilat jeni të sigurt, pasi kjo është mënyra më e mirë për të shpëtuar nga kriminaliteti i kibernetikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat