Lenovo prezanton tre laptopë të ri

Teknologji

Lenovo prezanton tre laptopë të ri

Më: 19 maj 2017 Në ora: 18:53
ilustrim

Kompania Lenovo ka azhurnuar linjën e vet të laptopave IdeaPad me tri modele - 720S, 320S dhe 320. Modeli më interesant është IdeaPad 720S. Laptopi ka ekran 14 inç 1080p, por është i vendosur në shtëpizën e madhësisë 13 inç, duke iu falënderuar kornizave të holla rreth ekranit.

Laptopi mund të konfigurohet me procesor Inel i7 Kaby Lake dhe vjen me kartelën e grafikës Nvidia GeForce 940MX, 16GB RAM dhe 512GB SSD. Laptopi pritet të jetë i pranishëm në qershor, me çmim fillestar prej 970 dollarë.

IdeaPad 320 vjen në versionet me ekran prej 15.6 ose 17.3 inç, ndërsa përfshin gjeneratën e shtatë të procesorit Intel Core i7, deri 2TB HDD dhe deri 16GB memorie. Modeli prej 15 inç ka çmim fillestar prej 440 dollarë, derisa modeli 17 inç fillon nga 490 dollarë.

Ndërsa, IdeaPad 320S, i cili do të jetë i pranishëm në opsionet me ekran 1080p prej 14 dhe 15 inç, grafikë Nvidia (për model më të madh) dhe deri 8GB RAM. Çmimi fillestar është 740 dollarë për modelin 14 inç dhe 750 dollarë për laptopin prej 15 inç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat