Sistemi Fuchsia nuk do ta ndërrojë Androidin

Teknologji

Sistemi Fuchsia nuk do ta ndërrojë Androidin

Më: 23 maj 2017 Në ora: 14:02
Sistemi Fuchsia

Para dy javësh kemi dëgjuar për informatat e para për sistemin e hapur operativ në të cilin Google është duke punuar në mënyrë të heshtur.

Bëhet fjalë për sistemin operativ Fuchsia, i cili tash ka interfjesin përdorues për telefona dhe tabletë. Për dallim nga Android, i cili përdor kernelin e bazuar në Linux, Fuchsia përdor kernelin e quajtur Magenta.

Edhe pse shumica mendojnë se Fuchsia përgatitet për ta zëvendësuar Android, tash kemi edhe informacionin zyrtar nga zëvendës presidenti i Google për Android, Dejvid Burke.

“Fuchsia është projekt në fazën e hershme eksperimentale dhe ne kemi shumë projekte në gazën e hershme të Google. Mendoj se gjëja interesante është që këtu kemi të bëjmë me open source, andaj përdoruesit mund ta shohin dhe të komentojnë. Ka njerëz të mençur të cilët punojnë në të dhe do të jetë interesante të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai.

Tash për tash fansat e Android nuk kanë arsye për shqetësim, por në të ardhmen do të shohim nëse Fuchsia do ta zëvendësojë Android.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat