Facebook serish shtyn seritë origjinale në TV

Teknologji

Facebook serish shtyn seritë origjinale në TV

Më: 23 maj 2017 Në ora: 14:31
Mark Zuckerberg

Nuk është sekrete se Facebook është duke zhvilluar seritë origjinale televizive, pasi dëshiron të luajë rol të madh në tregun e përmbajtjes online striming.

Facebook dëshiron të shfrytëzojë pozitën e vet si rrjeti më i madh shoqëror, në mënyrë që të bëhet destinacioni kryesor për seri origjinale.

Por, një raport i ri bën me dije se Facebook edhe një herë ka shtyrë lansimin e serive origjinale televizive. Recode raporton se Facebook ka pasur për synim që të lansojë turrin e parë të serive në pranverë të këtij viti, por kanë vendosur për shtyrjen e lansimit.

Përdoruesit tash duhet të presin deri kah gjysma e verës në mënyrë që në Facebook të shikojnë seritë e reja televizive.

Raporti bën me dije se problem i gjithë kësaj është zhvillimi dhe jo produksioni i videove.

Ende nuk është e qartë nëse seritë televizive do të kenë faqen e vet në Facebook.

Kompania tash për tash nuk është deklaruar rreth kësaj çështjeje dhe mbetet të shihet se ciklat do të jenë planet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat