Acer paralajmëron tabletin Iconia

Teknologji

Acer paralajmëron tabletin Iconia

Më: 25 maj 2017 Në ora: 20:07
Acer

Para ngjarjes Computex 2017, kompania tajvaneze Acer paralajmëroi dy tabletë të ri Iconia Android.

Kompania nuk ka zbuluar specifikat kryesore të dy pajisjeve, por as çmimet dhe kohën kur do të jenë të pranishme në treg.

Acer Iconia Tab 10 dhe Iconia One 10 posedojnë çipa MediaTek me procesorë, me katër bërthama dhe ofrojnë tetë orë pune të baterisë. Tabletët po ashtu kanë mikrofona DTS-HD dhe lidhje pa tela  AC. 

Më shumë detaje për tabletët Acer priten ditëve të ardhshme, gjatë ngjarjeve Computex 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat