Aksionet e kompanive teknologjie pas hapjes së Wall Street shënuan ngritje, gjë e cila ngriti vlerën e indekseve kryesore amerikane në prag të takimit të Fed-it amerikan.
Pas rënies së ashpër dyditore, aksionet e kompanive të mëdha teknologjike, në mesin e të cilave janë Amazon, Facebook dhe Netflix, janë rikuperuar për një për qind ose më shumë, transmeton AFP.
Dow Jones shënoi rritje 0.3%, S&P 500 u ngrit për 0.2%, ndërsa Nasdaq Composite Index shënoi ngritje prej 0.5%.