NSA bën përgjegjëse Korenë e Veriut për sulmin e WannaCry

Teknologji

NSA bën përgjegjëse Korenë e Veriut për sulmin e WannaCry

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 19:59
NSA

Krimbi WannaCry i cili infektoi organizata dhe institucione në 150 shtete në Maj është një krijim i Koresë së Veriut u shpreh Agjencia Kombëtare e Sigurisë(NSA).

Washington Post tha se kishte një besim tek gjetje e raportit dhe sipas NSA-së krimbi do të mbushte xhepat e rregjimit dikatorial.

Kompania e sigurisë Symantec gjithashtu beson se Koreja e Veriut fshihet pas sulmit. Por firma të tjera kanë hedhur poshtë këtë hipotezë.

Në mesin e viktimave të WannaCry ishin FedEx, Renault dhe Telefonica. Ata që u goditën nga sulmi duhej të paguanin 300 dollar për zhbllokimin e të dhënave.

Sipas NSA krimbi është krijuar nga një grup hakerash sponsorizuar nga Agjencia Koreano-Jugore e spiunazhit.

Së bashku me Symantec ato besojnë se ishte grupi Lazarus i cili vijon edhe sot e kësaj dite të punojë për llogari të regjimit. Por gjatë muajit Maj firma e sigurisë Flashpoint tha se bazuar në analizat e saj është Kina që fshihet pas sulmit.

Skema e cila do të gjeneronte para duket se ka dështuar sepse janë grumbulluar vetëm 140,000 dollar që nga fillimi i sulmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat