Suspendohet llogaria e Al-Jaazera në Twitter

Teknologji

Suspendohet llogaria e Al-Jaazera në Twitter

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 12:39
Ilustrim

Al-Jazeera njoftoi se llogaria e saj në Twitter në gjuhën arabe është suspenduar dhe se po punon në kthimin e saj.

“Llogaria e Al-Jazeera në Twitter në gjuhën arabe aktualisht është e suspenduar për arsye të asaj që ngjason në kampanjë të organizuar dhe po punojmë që ta kthejmë”, njoftoi Al-Jazeera në llogarinë e saj të dytë në Twitter, transmeton Reuters.

Televizioni është media kryesore e Katarit, i cili aktualisht është duke u bojkotuar nga vendet tjera arabe. Katari akuzohet për lidhje me terrorizmin dhe afrim me Iranin. Akuzat janë hedhur poshtë nga Doha zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat