Personi i parë që arrin 100 milionë ndjekës në Twitter

Teknologji

Personi i parë që arrin 100 milionë ndjekës në Twitter

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 23:30
Twitter

Katy Perry është personi i parë që arrin 100 milionë ndjekës në Twitter.

“Sot ne dëshmojmë historinë”, thuhet në mesazhin shoqërues të videos së postuar me të gjitha statuset e saj që prej 2009-s, një shprehje që i referohej edhe titullit të albumit të fundit të kantautores amerikane “Witness”.

Këngëtari kanadez, Justin Bieber renditet i dyti me 96.7 milionë ndjekës dhe Barack Obama zë vendin e tretë me 91 milionë.

Pjesa tjetër e njëqindeshes së parë në listë përbëhet nga këngëtare, yje të sportit, kompani mediatike e disa politikanë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është udhëheqësi aktual, profili i të cilit shihet më shume. Ai pozicionohet i 33-ti me 32.4 milionë ndjekës.

Megjithatë, nuk është e qartë, thotë BBC, se sa prej profileve të ndjekësve janë të vërtetë dhe sa mund të jenë llogari të rreme,.

Kontrollet që përdor Twitter Audit, i cili analizon kampionet e simpatizantëve dhe llogarit rezultatet në bazë të faktorëve të ndryshëm, përfshirë numrin e mesazheve të dërguara prej tyre në Twitter, lënë të kuptohet se dy të tretat e personave që ndjekin në rrjetin social si Perry-n , ashtu edhe Bieber-in, mund të mos jenë të vërtetë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat