“Radiografia” e parë e një virusi

Teknologji

“Radiografia” e parë e një virusi

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 07:42
Radiografia

“Radiografia” e parë e një virusi u përftua me ndihmën e një lazeri me rreze X, që mundësoi njohjen e një strukture të një grimce virale pa e dëmtuar atë

Rezultati i një studimi të botuar në revistën “Nature Methods” do të bëjë të mundur studimin e një strukture biologjike me një saktësi që nuk është arritur më parë, në më pak kohë dhe me shumë më pak materiale.

Kjo mëtodë është koncëptuar nga një grup kërkuesish shkencorë ndërkombëtarë, i kordinuar nga qendra kërkimore gjermane “DESY” në bashkëpunim me qendrën kërkimore britanike “Diamond”.

Ekzaminimi i strukturës tridimesionale të molekulës biologjike është shumë i rëndësishëm për të kuptuar funksionimin e tyre (molekulave) dhe të proceseve biologjike thelbësore që ndodhin në organizëm.

Në këtë fushë, rrezet X kanë qenë gjithmonë një instrument i vyer për të zbuluar strukturat e mijëra mulekulave: proteinat zhvillohen në kristale të vogla, ndriçohen me rreze X dhe në varësi të formave të tyre reflektohen në mënyra të ndryshme.

Por, teknika e përdorur deri tani ka edhe të meta : kërkon shumë kohë dhe mostra, sepse çdo kristal i goditur me lazer jep një imazh të vetëm dhe pastaj shkatërrohet.Kërkuesit kanë konceptuar një metodë më efikase duke përdorur një çip që përmban mijëra pore të vogla që vendosen në kristallet proteinike dhe skanohen nga lazeri rresht për rresht.

Kjo teknikë u testua në Akseleratorin linear pranë Universiteti të Standfordit duke përdorur dy mostra të ndryshme virusesh ; i pari në temperaturë ambienti, i dyti në temperaturën – 180 °C.Në të dyja rastet, kërkuesit grumbulluan të dhëna të mjatueshme për të kuptuar strukturën e virusit në pak minuta.

“Qasja jonë jo vetëm redukton kohën dhe sasinë e mostrave të nevojshëm, por edhe krijon mundësinë e studimit të virusit në tërësinë e tij, falë përdorimit të lazerit me rreze”, saktësoi drejtuesi i grupit Alke Meents.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat