Zbulohet virusi i ri Magala, dëmton ndërmarrjet e vogla

Teknologji

Zbulohet virusi i ri Magala, dëmton ndërmarrjet e vogla

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 16:07
ilustrim

Kompania Kaspersky Lab ka zbuluar rrjetin e ri botnet me ndihmën e të cilit kriminelët fitojnë para përmes reklamave agresive, kryesisht në Gjermani dhe SHBA.

Kriminelët infektojnë kompjuterët e viktimave të tyre përmes virusit Magal Trojan Clicker, i cili gjeneron shikimin e reklamave të rreme dhe siguron të hyra deri në 350 dollarë amerikanë përmes çdo kompjuteri.

Ndërmarrjet e vogla janë ato të cilat humbin më së shumti, pasi që bashkëpunojnë me reklamues të ndryshëm, dhe se për këtë nuk janë të vetëdijshëm.

Procesi i infektimit me virus Magala kryesisht është i thjeshtë- ai sulmon llogaritë përmes ueb faqeve të kompromituara dhe në mënyrë diskrete instalon adware e nevojshme.

Magala më pas kontakton me serverin në distancë dhe kërkon listën me pyetje për kërkim, për të cilin është i nevojshëm rritja e numrit të klikimeve.

Me ndihmën e listës, programi fillon që të dërgojë pyetësor për kërkim dhe imiton klikimet në dhjetë rezultatet e para të kërkimit, në interval prej dhjetë sekondash ndërmjet çdo kliku.

Kaspersky rekomandon, se për të ulur rrezikun nga infeksioni, përdoruesit duhet që të përdorin një zgjidhje të besueshme të sigurt dhe të verifikojnë nëse softueri është përherë i azhurnuar, të kontrollojnë rregullisht sistemin me qëllim të detektimit të infeksioneve potenciale, të tregohen më të mençur kur janë në pyetje reklamat dhe të zgjedhin partnerë më të sigurt, dhe të jo të mbështeten në burime të pa verifikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat