Kina kërkon të jetë lider global në inteligjencën artificiale

Teknologji

Kina kërkon të jetë lider global në inteligjencën artificiale

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 20:58
Ilustrim

Kina prezantoi ditën e Enjte një plan kombëtar zhvillimi të inteligjencës artificiale. Autoritetet thanë se vlera e industrive Kineze në inteligjencën artificiale do të arrijë 20 miliard dollar në 2020-ën dhe 59 miliard dollar në 2025-ën.

Vendi me popullsinë më të madhe në botë kërkon që të jetë një lider botëror në teknologjinë e inteligjencës artificiale brenda 2025-ës.

Gjithashtu do të inkurajojë bashkëpunimin me vende të tjera si pjesë e planit të zhvillimit, shprehej Këshilli Shtetëror Kinez në uebsajtin e tij ditën e Enjte.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur plane të ngjashme për zhvillimin e teknologjisë IA po implementohen edhe Shtetet e Bashkuara.

Dy këshilltarë të qeverisë Kineze për inteligjencën artificiale ishin shprehur se humbja e Lee Se-dol, mjeshtrit të madh të lojës Go, me kompjuterin AlphaGo të Google ka patur impakt të jashzakonshëm tek politikanët e këtij vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat