Fillojnë shitjet e procesorit më të fuqishëm në botë, AMD Threadripper 1950X

Teknologji

Fillojnë shitjet e procesorit më të fuqishëm në botë, AMD Threadripper 1950X

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 22:30
ilustrim

AMD filloi ditën e sotme shitjet e procesorit 16 bërthamësh Ryzen Threadripper me të cilin kompania kërkon të shkurorëzojë Intel si prodhuesin e procesorëve më të fuqishëm në planet.

AMD tha se Threadripper 1950X është procesori më i shpejtë në botë me frekuencë bazë prej 3.4Ghz dhe Turbo 4Ghz.

Ky procesor shënon 2,900 deri në 3,100 pikë në Cinebench në varësi të frekuencës. Më tepër sesa numra, kjo tregon se për herë të parë që nga 2006-ta AMD po i kthehet kompetivitetit.

Krahasuar me modelin 10 bërthamësh Intel Core i9-7900X, ky i fundit ka shënuar vetëm 2,000 pikë në Cinebench por i mungojnë edhe 6 bërthama. Megjithatë procesori i AMD-së kushton po aq sa edhe i Intel.

Në matjet e para, procesori i AMD ofron 38% më shumë performancë për çmim. (http://bit.ly/2vjbIx8) Por për sa kohë do mbajë Intel këtë titull?

Më 21 Gusht Intel prezanton modelim Core i9-7980XE Extreme Edition i cili ka 18 bërthama dhe 36 threads dhe një çmim stratosferik prej 2,000 dollarësh.

Modeli 16 bërthamësh Core i9-7960X ka shënuar 3,200 pikë në Cinebench ndërsa Core i9-7980XE ende nuk është testuar. Prandaj AMD-së i ngelet kurora edhe për të paktën 64 ditë.

Nga një panoramë më e madhe, arritjet e AMD-së janë të paprecedent për një kompani e cila ka një vlerë tregu prej 12 miliard dollarësh krahasuar me Intel prej 172 miliard dollarësh. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat