Arrin “super-interneti” 100 herë më i shpejtë?

Teknologji

Arrin “super-interneti” 100 herë më i shpejtë?

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 17:07
ilustrim

Shkencëtarët e Fakultetit të Inxhinierisë “Brown” në Providence kanë dëshmuar se është e mundur që të bartet sasi e madhe e të dhënave përmes rrugës së teknologjisë së radiacionit me frekuenca të larta.

Siç shkruan Telegraph, shkencëtarët kanë dërguar video-sinjale duke përdorë tera herc me shpejtësi prej 50 GB për sekondë.

Shpejtësia maksimale e bartjes të të dhënave, të cilat sot arrijnë shpejtësinë maksimale arrin 500 megabajt për sekondë.

Rrjetet e sotme janë të bazuara në teknologjinë e mikrovalëve, por kërkesat e përdoruesve tejkalojnë kapacitetin e tyre, andaj shkencëtarët kanë nisur kërkimet pas teknologjive të reja.

Valët tera herc kanë më tepër frekuencë se sa mikrovalët, që do të thotë se mund të bartin më shumë sasi të të dhënave.

Studimi është publikuar në revistën “Nature Communications”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat