Autoritetet Amerikane kërkojnë ndalimin e përdorimit të lodrës “fidget spinner”

Teknologji

Autoritetet Amerikane kërkojnë ndalimin e përdorimit të lodrës “fidget spinner”

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 00:58
fidget spinner

Autoritetet Amerikane publikoi të Premten udhëzime për fidget spinnerat me bateri pas disa incidenteve ku ishin përfshirë nga flakët.

Ato kërkuan ndalimin e përdorimit të këtyre lojrave sidomos ato që vinë me Bluetooth. Fëmijët e të gjitha moshave gjithashtu këshillohen që të mos vendosin në gojë asnjë lloj fidget spinneri.

Sipas një hetimi të BBC ishte zbuluar se lojrat në shitje janë të pasigurta për fëmijët. Edhe pse janë ndërtuar për të larguar stresin dhe kanë provuar të jenë shumë popullore tek fëmijët dhe të rriturit, ato shpeshherë kanë qenë burim incidentesh.

Autoritetet kanë kërkuar që fidget spinnerat të shiten dhe reklamohen vetëm tek fëmijët e moshës mbi 12 vjeç.

Gjatë muajit Qershor një fidget spinner me bluetooth i cili luante edhe muzikë u kap në flakë pas ishte lënë për tu ngarkuar për 45 minuta.

Ky nuk është rasti i vetëm ndërsa një prej shkaqeve besohet të jetë mos shitjat e lojës së bashku me një karikues vetjak. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat