Ky është donacioni më i madh i Bill Gates që nga viti 2000

Teknologji

Ky është donacioni më i madh i Bill Gates që nga viti 2000

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 15:34
Bill Gates

Miliarderi, Bill Gates ka dhuruar 5% të pasurisë të tij, konkretisht, ai ka dhuruar 4.6 milionë dollarë.

Sipas një deklaratë të Komisionit të Letrave me Vlerë, Gates me 6 qershor ka dhuruar një pjesë të aksioneve të Microsoftit.

Raporti thekson se ky është donacioni më i madh që ka bërë miliarderi që nga viti 2000. Përfituesit e donacionit nuk janë bërë të ditur, megjithatë pritet që këto të holla të shkojnë në shoqatën e bamirësisë së Gates.

Revista The Chronicle of Philanthropy vlerëson se kjo vlerë do të rriste totalin e donacioneve të Gates për më shumë se 18 miliardë dollarë.

Gates është zotuar se do të dhurojë shumicën e pasurisë për bamirësi. Donacioni i tij i fundit përfaqëson 38 për qind të zotërimeve të Microsoftit, por sipas Bloomberg pasuria e tij shkon deri në 85 miliardë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat