Opera Max shuhet zyrtarisht, tërhiqet nga Google Play Store

Teknologji

Opera Max shuhet zyrtarisht, tërhiqet nga Google Play Store

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 20:17
Opera Max

Opera Max ishte publikuar në shkurt të vitit 2014 dhe kishte ofruar shërbimin VPN falas për përdoruesit e telefonave, i cili kishte kompresuar të dhënat para ardhjes në pajisje, gjë e cila u kishte ndihmuar përdoruesve për zvogëlimin e sasisë të të dhënave të përdoruara.

Për shumë përdorues, veçanërisht ata me qarkullim të limituar të të dhënave, ky ishte një shërbim shumë i dobishëm dhe kishte edhe opsionin për bllokimin e ad-tracker.

Opera më herët Max-in e kishte përshkruar si aplikacion lider për menaxhimin e të dhënave në Android, por tash është bërë e ditur se aplikacioni është shuar. Opera ka njoftuar se nuk do të ketë përditësime shtesë dhe azhurnime për Opera Max në të ardhmen. 

Kompania tashmë ka larguar aplikacionin nga Google Play Store. Vetë shërbimi, i cili qëndron prapa aplikacionit, nuk është hequr menjëherë. 

Opera ka bërë të ditur se shërbimi do të mbetet i paprekur për përdoruesit ekzistues gjatë një periudhe të pacaktuar kohore, por nuk ka indikacione se sa do të zgjasë kjo.

Përdoruesit me kohë do të njoftohen për mbylljen përfundimtare të shërbimit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat