Facebook News Feed tash është më i lehtë për navigim

Teknologji

Facebook News Feed tash është më i lehtë për navigim

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 15:08
Facebook News Feed

Gjatë javëve të ardhshme, Facebook do të bëjë azhurnimin e ri për News Feed në desktop dhe aplikacionin mobil, i cili do të mundësojë navigacion më të lehtë të shërbimit.

Komentet në publikime do të dallojnë pak, ndërsa përgjigjet ndaj komenteve të caktuara do të tregojnë qartë se nuk janë komente në publikimin kryesor.

Përveç kësaj, për të qenë publikimi sa më i lehtë për lexim, kontrasti i ngjyrës së tekstit do të forcohet.

Ndryshimet tjera përfshijnë lehtësimin për shikimin e vegëzave para se përdoruesit të klikojnë mbi to dhe lehtësimin e dukshmërisë mbi secilin koment, të cilit ata i përgjigjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat