Android O arrin në edicionin final pas pak ditësh

Teknologji

Android O arrin në edicionin final pas pak ditësh

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 12:58
Android O

Nëse dalin të vërteta pohimet e Evan Blas, Android O pritet të vijë qyshe më datën 21 gusht.

Për fat të keq ende nuk dihet se si do të jetë emri i plotë i sistemit operativ Android O, por besohet se kjo do të zbulohet shumë shpejt, transmeton KosovaPress.

Përveç Blas, informacione të ngjashme ka ofruar edhe David Rudok, autor i faqes  AndroidPolice, i cili ka thënë se “nuk dëshiron të dështojë befasinë në lidhje me emrin”.    

Android O do të sjellë një sërë funksionesh të reja dhe aty janë përmirësimi i shpejtësisë dhe i punës së baterisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat