Zara, emri më i kërkuar në Google ndër dyqanet e veshjeve!

Teknologji

Zara, emri më i kërkuar në Google ndër dyqanet e veshjeve!

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 15:21
Zara

Zara mesa duket ka gjetur një të mesme të artë për klientët që shpenzojnë pak, por edhe vajzat më me stil, që nuk kanë frikë të kombinojnë artikuj të shtrenjtë me ato të Zara-s. Një popullaritet i tillë ka krijuar një klientelë të padiskutueshme në të gjithë botën, e të dalurit për pazare fillon ose mbaron në ambjentet e këtij dyqani.

Si pasojë, nuk është aspak habi nëse themi se Zara është emri më i kërkuar në Google ndër dyqanet e veshjeve. Krahasuar me 2016, statistikat tregojnë se klikueshmëria është rritur me rreth 20%, sipas Media Visions Interactive’s Fashion Demand Report.

E si për çudi, Zara nuk është ende dyqani më i kërkuar ‘online’. Vendin e parë në një kategori të tillë e mban Topshop, ndërsa emra si Miss Selfridge apo Dorothy Perkins kanë sjellë rezultate zhgënjyese në këtë drejtim. Megjithatë, kurorën e klikueshmërisë në Google e mbart Zara edhe për këtë vit, që mesa duket po pushton tregun më shumë se çdo pikëshitje tjetër veshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat