Sony “klonon” në 3D

Teknologji

Sony “klonon” në 3D

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 08:54
Sony

Kompania Sony prezantoi dy pajisje të saj të reja, Xperia XZ1 dhe XZ1 Compact, ku risia më e madhe e është një aplikacion i vetëm.

Bëhet fjalë për një aplikacion në gjendje që të krijojë imazhe të detajuara tridimensionale (3D) të pothuajse çdo objekti.

Rikrijimi në 3D bëhet përmes kameras së fuqishme të pajisjes dhe ndryshe nga aplikacionet e ngjashme, që për të krijuar këto lloj imazhesh dërgojnë të dhënat për procesim në serverat e tyre, aplikacioni i Sony-t bën gjithçka në telefon, kjo falë edhe fuqisë së madhe të procesorit me të cilin mbërrin pajisja.

Bashkë me këtë risi, Sony prezantoi edhe një sërë pajisjesh të tjera në “LFA Technology” në Berlin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat