Bien aksionet e Apple, shkak vonesa e daljes në treg të iPhone X

Teknologji

Bien aksionet e Apple, shkak vonesa e daljes në treg të iPhone X

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 20:36
Apple

Aksionet e kompanisë Apple kanë shënuar rënie, si pasojë e shqetësimeve që kanë shfaqur investitorët, për atë se si konsumatorët do ta pranojnë daljen e telefonit të ri.

Aksionet e Apple u mbyllën ditën e mërkurë me një çmim prej 159.65 dollarë, që është një rënie prej 0.75 për qind nga një ditë më parë, në të cilën u prezantua dalja në treg e iPhone X (iPhone 10) dhe iPhone 8.

Drejtori Gjeneral i Apple, Tim Cook e quajti telefonin iPhone X, "e ardhmja e telefonit të mençur". Telefoni nuk ka butona dhe ka një ekran që shtrihet nga fundi në fund. 

Kritikat e para janë pozitive, por siç duket, shqetësimet e investitorëve kanë të bëjnë me datën e daljes në treg, pasi iPhone X nuk do të dalë para datës 3 nëntor, atëherë kur është paraparë dalja në shitje në mbi 50 shtete.

Gjatë 10 viteve të fundit, shumica e iPhonëve ishtë në dispozicion në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit. Analistët vunë në dukje se data e lëshimit të iPhone X mund të ndikojë negativisht në shitjet në tremujorin e bujshëm fiskal gjatë pushimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat