Vendoset kablloja transatlantike për shpejtësi të dhënash

Teknologji

Vendoset kablloja transatlantike për shpejtësi të dhënash

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 15:23
Ilustrim

Politikanët dhe drejtuesit e teknologjive të firmave kanë deklaruar se është vendosur vendosja nën Oqeanin Atlantik të kabllos së re për shpejtësi të dhënash, të gjatë mbi 6.000 kilometra.

Kablloja shtrihet nga Bilbao në Spanjë deri në Virxhinia Beach në bregun lindor të SHBA.

Përmes saj mund të transmetohen 160 terabitë në sekonda, që paraqet shpejtësi 16 milionë herë më të shpejtë se lidhja mesatare e internetit në shtëpi, apo shikuar ndryshe mund të transmetojë njëkohësisht 71 milionë video me kualitet të lartë.

Kablloja quhet Marea. Ky është një projekt i përbashkët i kompanisë Microsoft, Facebook dhe kompanisë për telekomunikim Telxius.

Kjo kabllo i përgjigjet rritjes së kërkesës për infrastrukturë në mbarë botën, dhe gjithashtu do të kontribuojë që rrjeti të bëhet i besueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat