Ushtarët amerikanë, luftë me leva Xbox-i

Teknologji

Ushtarët amerikanë, luftë me leva Xbox-i

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 20:47
Leva Xbox-i

Është çmenduri të mendohet që pajisjet ushtarake të kontrollohen nga leva Xbox-i, por kjo gjë pritet të ndodhë shumë shpejt në ushtrinë amerikane.

Periskopët e nëndetëseve do të kontrollohen me leva Xbox-i duke nisur që nga nëntori. 

Kjo vjen pasi kontrolluesi i periskopit ishte i shtrenjtë (38 000$) dhe shumë i rëndë për t’u manovruar. Gjithashtu, atyre që do e përdornin u duhej shumë kohë për ta mësuar.

Kur u provua leva e Xbox-it, askush nuk kishte vështirësi për të mësuar komandat dhe për të kontrolluar periskopin. Plus që çmimi i një leve të tillë është vetëm 30 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat