Numri i kërkesave shtetërore për informacion ndaj Google rritet ndjeshëm në 2017-ën

Teknologji

Numri i kërkesave shtetërore për informacion ndaj Google rritet ndjeshëm në 2017-ën

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 07:15
Google

Ky rekord tejkaloi atë të gjysmës së dytë të 2015-ës. Kompania ka pranuar rreth 65% të kërkesave, që do të thotë se mbi 54,000 llogari janë prekur.

Google sapo ka publikuar raportin më të fundit të transparencës ku zbulon kërkesat shtetërore për të dhënat e përdoruesve.

Në gjashtë muajt e parë të vitit motori i kërkimit tha se kishte pasur 48,941 kërkesa ku përfshiheshin 83,345 llogari përdoruesish.

Ky rekord tejkaloi atë të gjysmës së dytë të 2015-ës. Kompania ka pranuar rreth 65% të kërkesave, që do të thotë se mbi 54,000 llogari janë prekur.

Përgjatë 2016-ës u pa një rënie kërkesash deri në 74 mijë krahasuar me 2015-ën.

Ky i fundit ishte edhe viti kur numri i kërkesave të autoriteteve shtetërore në rang global pothuajse u dyfishuan. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat