Microsoft i jep fund Windows Phone

Teknologji

Microsoft i jep fund Windows Phone

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 13:02
Ilustrim

Në një seri cicërimash, Joe Belfiore i Microsoft tha se gjigandi i softuerit nuk do të zhvillojë më Windows 10 Mobile dhe as ndërtojë harduer për të.

Ndërsa përdoruesit kanë shpresuar se Microsoft do të përditësonte platformën me veçori të reja, tashmë është e qartë se sistemi operativ është drejt fundit.

“Sigurisht do të vijojmë më mbështetim platformën, vetëm përditësime sigurie,” shprehej Belfiore. “Ndërtimi i veçorive dhe harduerëve të rinj nuk janë në fokusin tonë.”

Gjatë zhvillimit të përditësimit të dytë madhor të Windows 10-ës për këtë vit, është vënë re një neglizhim total i eksperiencës mobile shkruan PCWorld Albanian.

Prodhuesi i softuerit do të zhgënjejë shumë fansa të Windows Phone. Në realitet platforma e Microsoft mund të quhet e vdekur prej një viti, por kompania nuk e ka pranuar ende zyrtarisht.

Vitin e kaluar Microsoft reduktoi numrin e punonjësve në biznesin e telefonëve. Gjatë konferencës Build të këtij viti, Satya Nadella riafirmoi qasjen e re të Microsoft “inteligent cloud.”

Kjo do të thotë se fokusi i Microsoft janë teknologjitë cloud. Belfiore thotë se ai ka kaluar në Android tashmë, ashtu si Bill Gates. Një prej arsyeve kryesore pse Microsoft po braktis Windows Phone është mungesa e zhvilluesve.

Problemet ishin të shumta ndërsa kompania ka dështuar disaherë të mbajë aplikacionet të përditësuara. Tashmë është e qartë se njerëzit nuk duan një Windows Phone në telefonët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat