Seagate BarraCuda Pro është një hardisk me kapacitet 12 Terabajt

Teknologji

Seagate BarraCuda Pro është një hardisk me kapacitet 12 Terabajt

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 06:49
Seagate BarraCuda

Seagate prezantoi një hard disk të ri i cili mund të mbajë të dhëna me kapacitet prej 12 tTerabajt.

BarraCuda Pro është dizajnuar për kreativët profesionistët të cilët kanë nevojë për hapësirë në të cilën mund të ruajnë video 4K dhe një mori fotosh RAW.

Një prej pikave më të forta të hardiskut është joshja e adhuruesve të realitetit të shtuar dhe realiteti virtual. Hardisku sillet në 7,200 rrotullime për minutë dhe ka një memorje depoje prej 256MB.

Krahas BarraCuda Pro, Seagate prezantoi gjithashtu hardiskun IronWolf 12 Terabajt.

IronWolf mund të aksesohet nga disa përdorues në të njëjtën kohë. Për një përdorues të zakonshëm, 12 Terabajt mund të duken shumë.

Seagate BarraCuda 12 Terabajt Pro do të kushtojë 530 dollar dhe vjen me garanci 5 vjeçare. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat