Ja sesi të shtoni një slider për shkëlqimin e ekranit në taskbar në Windows 10

Teknologji

Ja sesi të shtoni një slider për shkëlqimin e ekranit në taskbar në Windows 10

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 06:50
Windows 10

Ndërsa Windows 10-ta ofron metoda të shpejta për të konfiguruar pothuajse çdo funksionalitet të sistemit operativ, në të vërtetë nuk ekziston një opsion për ndryshimin e shkëlqimit të ekranit vetëm nëse keni buton të dedikuar në laptop.

Pavarësisht nëse kërkoni më shumë jetëgjatësi baterie apo të shtoni funksionalitetin e taskbar-it tuaj, ekziston një mënyrë për të shtuar një slider shkëlqimi me një aplikacion të thjeshtë: Brightness Slider.

Së pari vizitoni faqen e Brightness Slider në GitHub dhe klikoni linkun e shkarkimit në fund të faqes. Ai nuk është një aplikacion që mund të instalohet dhe mjafton ta klikoni për ta hapur dhe menjëherë hyn në funksion.

Me shumë gjasa do të vëreni një paralajmërim nga Windows Defender ku ju pyet nëse doni ta hapni aplikacionin ku duhet të klikoni Run Anyway.

Sapo të jetë në funksion do të vëreni një ikonë në panelin e ikonave në të djathtë të ekranit. Kur e klikoni do të shikoni një slider.

Nëse dëshironi që funksioni të qëndrojë përherë, klikoni me të djathtë mbi ikonën në formë dielli dhe përzgjidhni opsionin Run at Startup.

Sigurisht ky nuk është një opsion për desktopët por për laptopët që nuk kanë një buton të tillë. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat