Google ndan 1 miliard dollarë për punësim

Teknologji

Google ndan 1 miliard dollarë për punësim

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 21:40
Google

Kompania Google do të investojë një miliard dollarë në pesë vjetët e ardhshme, për të ndihmuar njerëzit që t’iu adaptohen ndryshimeve në tregun e punës.

Donacioni më i madh jo profitabil i deritanishëm do t’i dedikohet qytetarëve amerikanë.

Kjo tregon se një nga kompanitë më të vlefshme në botë pranon se ajo ndan një pjesë të përgjegjësisë për zhvillimin e shpejtë të teknologjisë, e cila ndryshon rrënjësisht industritë dhe eliminon vendet e punës në SHBA dhe botë.

Pjesa më e madhe e parave do të dhurohen nga Google nëpërmjet një milion orë trajnimi dhe stërvitjeve, ndërsa granti në para do të jetë 10 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat