Microsoft prezanton Surface Book 2

Teknologji

Microsoft prezanton Surface Book 2

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 14:12
Surface Book 2

Microsoft ka publikuar versionin e ri të laptopit të tij premium - Surface Book 2.

Modeli i ri ka dizajn të azhurnuar, harduer të përditësuar dhe opsione për lidhje, bateri të përmirësuar.

Surface Book 2 duket pothuajse identik sikurse origjinali, me ekran të ndarë, i cili ka procesorin dhe baterinë e vet. Dizajni është përmirësuar në kuptimin e mënyrës së punës së tastierës.

Laptopi vjen me ekrane të madhësisë 13.5 dhe 15 inç. Modeli më i vogël ka ekran 3000 x 2000p, derisa modeli më i madh ka ekran 3240 x 2160p.

Të dyja ekranet janë me prekje dhe kanë mbështetjen për Surface Pen dhe Surface Dial. Modeli prej 15 inç ka ventilim rreth ekranit.

Brenda të dy laptopave gjendet gjenerata e shtatë e procesorëve Intel Kaby Lake, si dhe gjenerata e tetë e procesorit Coffee Lake.

Modeli më i vogël ka Intel HD Graphics 620 (Kaby Lake), Intel UHD Graphics 620 (Coffee Lake) ose NVIDIA GeForce GTX 1050 (2GB). Modeli prej 15 inç ka Intel UHD Graphics 620 ose NVIDIA GeForce GTX 1060 (6GB).

Të dyja modelet kanë 256GB, 512GB ose 1TB SSD hapësirë për ruajtje , si dhe 8GB memorie ose 16GB 1866MHz LPDDR3. Opsionet e lidhjes përfshijnë dy porte USB-A 3.0, një port USB-C, SD slot, lidhjen Surface, derisa mbështetja Thunderbolt nuk është përfshirë.

Çmimet fillojnë nga 1499 dollarë për modelin 13.5 inç dhe prej 2499 dollarësh për modelin 15 inç.  Surface Book 2 i ri do të gjendet në shitje nga data 16 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat