Inteligjenca artificiale mëson nga zero

Teknologji

Inteligjenca artificiale mëson nga zero

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 08:58
Alpha Go Zero

Inteligjenca artificiale vazhdon të na sfidojë duke habitur njeriun dhe veten, gjë që bëhet e qartë nga versioni i fundit i Alpha Go, i quajtur Alpha Go Zero, sepse është në gjëndje të mësojë vetë duke filluar nga zero pa një input të njeriut, por vetëm mbi bazën e eksperiencës së tij.

Programi, i botuar në revistën Nature, u krijua në Britani nga kompania DeepMind e Google.

Me anë të vetëprogramimit, Alpha Go Zero ka arritur të ketë një rezultat më të mirë se paraardhësi Alpha Go. Kjo fitore u arrit në sajë të një trajnimi gjatë të cilit Alpha Go vëzhgoi dhe memorizoi miliona lëvizje të lojtarëve njerëzorë dhe më pas i vuri në praktikë duke korrigjuar në mënyrë të pavarur gabimet e tyre.

Ndërsa AlphaGo Zero, mëson ekskuzivisht nga eksperienca e fituar duke luajtur, sepse analizon lëvizjet e mundshme dhe memorizon strategjitë e lojërave fituese në çdo situatë. Ishte një mësim intensiv gjatë të cilit programi luajti rreth pesë milionë ndeshje në pak dit kundër vetvetes. I pajisur me këtë eksperiencë, ky program ka arritur të mundë njeriun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat