Arrin kompjuteri NUC me çipin Intel + Vega MCM

Teknologji

Arrin kompjuteri NUC me çipin Intel + Vega MCM

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 14:55
NUC

Prodhimi i parë i bazuar në modulin ambicioz Kaby Lake-G multiçip të Intel, në kombinim me Kaby Lake-H me katër bërthama dhe grafikën e bazuar në arkitekturën AMD Vega do të jetë kompjuteri NUC.

Tash kanë rrjedhë fotografitë e para të pllakës amë të kompjuterit NUC, i cili do të jetë pasues  i modelit Intel Skull Canyon NUC, ndërsa madhësia e pllakës është pak më i vogël se sa formati mini-ITX. 

Pllaka ka dy vrima DDR4 SO-DIMM për memorie me dy kanale dhe M.2 NVMe slot për SSD. Aty janë edhe dy porta shtesë SATA 6 Gb/s, si dhe një numër i madh i opsioneve të lidhjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat