Komisioni Evropian përgatit gjobën e dytë për Google

Teknologji

Komisioni Evropian përgatit gjobën e dytë për Google

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 00:02
ilustrim

Bashkimi Evropian po përgatitet të gjobisë Google për perandorinë multi miliardëshe të reklamimit ndërsa hetimet ndaj Android u shtynë për vitin e ardhshëm.

Komisionerja për konkurrencën Margaret Vestager pritet të dalë me një deklaratë e cila do të godasë me një tjetër penalitet këtë herë lidhur me Adsene ndërsa na ndajnë vetëm pak javë nga debutimi.

Kjo do të ishte gjoba e dytë brenda një viti pasi Google u urdhërua të paguante 2.4 miliard Euro në Qershor për abuzime me motorin e kërkimit dhe favorizimin e shërbimit të saj të blerjeve online.

Ndërsa penaliteti i dhënë në Qershor ishte një rekord dhënë nga Komisioni Evropian, ai është vetëm i pari i tre hetimeve të hapura ndaj Google.

Vitin e kaluar Komisioni nisi hetimet ndaj Android dhe Adsene. Në të dy tregjet Google ka pozita dominuese.

Pritej që Komisioni të jepte një vendim për Androd-in këtë vit por u shty për vitin e ardhshëm. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat