Apple A11X do të ketë CPU me tetë bërthamë

Teknologji

Apple A11X do të ketë CPU me tetë bërthamë

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 12:31
Apple A11X d

Apple në shtator publikoi çipin e tij më të ri A11 Bionic së bashku me iPhone X dhe dy iPhone 8.

Deri tash kompania ka ndjekur trendin për prodhimin e variantit X të çipit të tij më të ri për pajisjet iPad, ashtu që në pranverë do të presim çipin e ri A11X.

Sipas burimeve nga industria, ky do të jetë çipi i parë i Apple me tetë bërthamë dhe do të prodhohet në procesin TSMC 7nm.

Çipi do të publikohet në fillim të pranverës, para publikimit të serisë së iPad Pro 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat