Motorola vjen me tablet të ri

Teknologji

Motorola vjen me tablet të ri

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 12:59
Tableti i ri

Motorola ka shënuar kthimin e saj në botën e tabletëve me modelin e ri Moto Tab, karakteristikat e të cilit nuk janë edhe aq impresionuese.

Pajisja përdor sistemin operativ Android 7.1 dhe ka procesor Snapdragon 625. Ajo ka 2GB RAM memorie dhe 32GB hapësirë për ruajtje.

Ekrani ka diagonale prej 10,1 inç me rezolucion 1080p. Pajisja ka bateri prej 7.000mAh, skaner për gishtërinj dhe portin USB-C.

Moto Tab do të dalë në treg më 17 nëntor me çmim prej 299 dollarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat