Roboti me aftësi të mahnitshme

Teknologji

Roboti me aftësi të mahnitshme

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 10:41
Roboti

Atlas është roboti i krijuar në Boston të Shteteve të Bashkuara, i cili me shkathtësitë e mahnitshme që ka mund të bëjë edhe rrotullime së prapthi.

Megjithëse këto duke vetëm si lojë, aftësitë e kësaj pajisje të gjatë 1.7 metra, pritet të hyjnë së shpejti në funksion për kërkim dhe shpëtim në rast të fatkeqësive.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon Atlasin teksa kërcen nëpër disa platforma, derisa e kryen edhe ushtrimin mjaft të vështirë atletik.

E njëjta kompani, ka prodhuar edhe robotin Ian, që kryen punë shtëpiake si pastrimin dhe vendosjen e gjërave në hapësirat e duhura. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat