Ndërtohet interneti krejtësisht i ri: Përdoruesit e parë për 4-5 vjet

Teknologji

Ndërtohet interneti krejtësisht i ri: Përdoruesit e parë për 4-5 vjet

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 12:41
Kim Dotkom

Kim Dotkom, themelues i "Megaupload", prezantoi projektin serioz që e quan si e ardhmja e "internetit alternativ".

Siç thuhet, ndërtimi i "internetit alternativ" dëshiron të arrijë privatësinë dhe lirinë e fjalës, e cila me votimin e ligjit të ri në SHBA në dhjetor, pret që të bëhet internet i “zakonshëm”.

Interneti i ri do të ndërtohet përmes rrugës së Mega Net që nuk do të përmbajë adresat IP dhe gjithçka që gjendet aty do të jetë "i pa shkatërruar, i mbrojtur dhe i pamundur për kontrollim".

Kim thotë se interneti aktual është tepër korporativ, dhe se interneti i ri do të jetë më i mirë dhe do të punojë në bazë të kapacitetit të qindra milionë pajisjeve mobile.

"Thyerja e internetit neutral do të përshpejtojë vetëm pranimin e rrjetit të ri", tha ai dhe shtoi se rrjetet dhe pajisjet do të jenë gati për katër deri në pesë vjet.

Përkujtojmë, lajmi i cili shokoi botën është se ekziston mundësia që prej 14 dhjetorit interneti nuk do të jetë më i njëjti.

Komisioni për komunikacion i SHBA-ve, ka njoftuar se do të shfuqizojë ligjin që bllokon ofruesit e shërbimeve për të pasur qasje në përmbajtjet që përdoruesit kanë përdorur në internet.

Me ligjin e ri do të mundësohet që disa faqe të hapen më shpejt, ndërsa qasja do të paguhet edhe me ndonjë tarifë shtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat