Valuta digjitale Bitcoin ka arritur rekord të ri, duke arritur vlerën prej 11.000 dollarësh.
Por, pas disa orësh vlera e Bitcoin ka rënë në 9.500 dollarë, transmetojnë sot mediat botërore.
“Tregtarët me përvojë e dinë se çdo gjë që ngritët shpejt edhe bie shpejt”, tha analisti për marketing James Hughe. Nga ana tjetër, John McAfee, themelues i ndërmarrjes për kibernetikë të sigurisë thotë se Bitcoin deri në fund të vitit 2020 do të vlejë mbi një milion dollarë.