“Apple” në bisedime për blerjen e aplikacionit “Shazam”

Teknologji

“Apple” në bisedime për blerjen e aplikacionit “Shazam”

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 22:54
Ilustrim

Aplikacioni i cili identifikon këngët duke drejtuar telefonin drejt burimit mund të jetë së shpejti në pronësi të “Apple”. TechChrunch raporton se kompania e themeluar nga Stive Jobes është në bisedime për të blerë “Shazam”.

Aplikacioni i “Shazam” në ‘iPhone’ është i integruar me asistentin dixhital Siri të Apple. Përdoruesit e iPhone me Shazam të instaluar mund të pyesin Sirin “Hey Siri, what’s that song?” dhe aplikacioni menjëherë do e identifikojë.

TechCrunch raporton se “Apple” është e gatshme të paguajë deri në 400 milionë dollarë dhe marrëveshja mund të arrihet javën e ardhshme. “Shazam”, me zyra qendrore në Britani kishte ngritur në të kaluarën 143 milionë dollarë nga DN Capital, Institutional Venture Partners dhe Kleinder Perkins.

Mësohet se çmimi është shumë larg vlerës prej 1 miliard dollarë të “Shazam”, raportuar së fundi nga PitchBook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat