Hodhi laptopin në plehra, humbi një shumë marramendëse monedhash virtuale “Bitcoin”

Teknologji

Hodhi laptopin në plehra, humbi një shumë marramendëse monedhash virtuale “Bitcoin”

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 07:13
James Hollowe

Një ngjarje e pazakontë raportohet nga Britania e Madhe. Një i ri nga Newport, James Hollowe ka  hedhur në plehra laptopin ku kishte kursyer monedha virtuale bitcoin që tani kapin vlerën 85 milionë dollarë.

Inxhinieri i teknologjisë informative pretendon se në diskun e kompjuterit kishte 7,500 monedha virtuale.

“Laptopi ishte dëmtuar dhe e hodha në plehra. Më vonë kuptova se aty kishte tërë kursimet e kriptuara. Mendoja se janë të ruajtur në ndonjë aplikacion tjetër”, ka thënë Hollowe lidhur me rastin. Ndërkaq të riut nuk po i ndalohet futja në grumbullimin e mbetjeve për të gjetur laptopin e humbur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat