Mbi një miliard të dhëna të ndjeshme vendosen në Dark Web

Teknologji

Mbi një miliard të dhëna të ndjeshme vendosen në Dark Web

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 18:40
Ilustrim

Kriminelët e kibernetikës kanë vendosur në Dark Web një data-bazë masive prej 1.4 miliard me detaje të e-mailave, emra përdoruesish dhe fjalëkalime.

Një sasi e madhe e informacionit të ndjeshëm është e pa enkriptuar dhe e renditur në mënyrë alfabetike, kështu që është shumë lehtë të bëhet kërkimi dhe qasja.

Thyerja e të dhënave është zbuluar nga kërkuesit e sigurisë në 4iQ, sipas të cilit baza e tmerrshme e të dhënave në Dark Web është 41GB.

Disa nga emrat e listuar përmbajnë të dhëna të përdoruesve të Netflix, Gmail, LastFM, MySpace dhe PayPal.

Më herët gjatë këtij viti mbi një milion llogari të Gmail dhe Yahoo ishin shitur në Dark Web.

Themeluesi i 4iQ, Julio Casal, tha se asnjëri nga fjalëkalimet nuk janë të enkriptuara dhe më i frikshëm është fakti se shumë prej tyre janë testuar dhe kanë dalë të vërtetë.

“Kjo bazë e të dhënave e bën më të lehtë gjetjen e fjalëkalimeve dhe më lehtë. Për shembull, nëse kërkoni për “admin,” “administrator” dhe “root”, për pak sekonda do të dalin 226,631 fjalëkalime për përdorues admin”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat