BE: Twitter dhe Facebook po dështojnë në përmbushjen e standardeve për përdoruesit - Bota Sot
BE: Twitter dhe Facebook po dështojnë në përmbushjen e standardeve për përdoruesit

Teknologji

E diel, 23 shtator 2018

BE: Twitter dhe Facebook po dështojnë në përmbushjen e standardeve për përdoruesit

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Twitter dhe Facebook nuk po respektojnë plotësisht rregullat e përdoruesve në BE, sipas një raporti të Komisionit Europian që pritet të publikohet sot pasdite.

Në nëntor 2016, komisioni u bëri thirrje rrjeteve sociale si Facebook, Twitter dhe Google Plus për t’u ofruar përdoruesve standardet e tyre të mbrojtjes në përputhje me rregullat e BE-së.

Apeli i KE-së  u ndoq nga një takim në mars të vitit të kaluar.

“Por, Twitter dhe Facebook kanë dështuar në plotësimin e standarteve që duhet t’u ofrohet përdoruesve”, pritet të thotë sot komisioni.

”Sidomos, Twitter vazhdon të ndryshojë kushtet e përdorimit pa njoftuar përdoruesit, ndërsa të dy Facebook dhe Twitter fshijnë përmbajtjet e ngarkuara nga përdoruesit pa i informuar ata”, sipas komisionit.

Ndërkohë që, sipas komisionit, Google Plus ka arritur të bëjë ndryshimet e kërkuara.

Ekzekutivi i Bashkimit Europian nuk mund të vendosë sanksione, sepse 28 shtetet anëtare të bllokut janë individualisht përgjegjës për zbatimin e rregullave të mbrojtjes së përdoruesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test