Ish-kontraktori i Agjencisë së Sigurimit Kombëtar (NSA), Edward Snowden ka sulmuar gjigantin Facebook, përmes një cicerime të tij të publikuar.
Snowden e quajti Facebook, biznes që fiton para duke grumbulluar të dhëna të jetëve private të huaja.
Ky reagim i tij erdhi pasi gjiganti i medias sociale pezulloi Cambridge Analytica, një firmë analitike të të dhënave që ka punuar për fushatën e Presidentit Trump.
“Bizneset që fitojnë para duke grumbulluar dhe shitur të dhëna të detajuara të jetës private dikur u përshkruan qartë si” kompani të mbikqyrjes “, tha Snowden.
“Rilindja e tyre si media sociale është mashtrimi më i suksesshëm që nga Departamenti i Luftës u bë Departamenti i Mbrojtjes”, ka përfunduar ai statusin e tij.